×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Prezantohet visioni i ri për valutën euro

    Insajderi
    31 May 2017 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inkurajuar nga fitorja e Emanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze, Komisioni Evropian zbuloi sot propozimet për përshpejtimin e integrimit të zonës euro duke permendur gjithashtu debatin franko-gjerman.

    Vullneti për rithemelimin e Evropës nga presidenti i ri francez, si dhe thirrja e fundit e kancelares gjermane Angela Merkel për një Bashkim Evropian më të fortë në epokën e Donald Trump dhe Brexit, hapin një dritare mundësie për përmirësimin e funksionimit të monedhës unike, që shumë e konsiderojnë të papërfunduar.

    “Ne nuk mund ta humbim këtë rast historik”, theksoi komisioneri për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici, në një konferencë shtypi në Bruksel.

    Bëhet fjalë për të formualuar pista të mundshme për thellimin dhe përfundimin e Unionit ekonomik dhe monetar deri në vitin 2025, destinuar për të reduktuar hendekun e krijuar që prej krizës financiare në fund të vitit 2007 mes vendeve të pasura dhe të varfra brenda 19 vendeve që kanë miratuar monedhën unike.

    Zbatimi i mundshëm i tyre varet gjerësisht nga bashkëpunimi mes Parisit dhe Berlinit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark