×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prill i thyer për familjen Krasniqi në Fushë Kosovë

    Insajderi
    01 April 2023 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në familjen Krasniqi në Fushë-Kosovë, që u krye nga forcat paramilitare serbe. Më 1 prill 1999 u vranë pesë anëtarët e familjes Krasniqi, në mesin e tyre ishte edhe doktori Fatmir Krasniqi.

    Po ashtu u vranë edhe e bija e tij 13-vjecare Blerta, kurse nga krimi nuk kishin shpëtuar as vëllai i tij, Arbeni si dhe prindërit Hamit e Vezire Krasniqi.

    Në përvjetorin e 24-të, mbesa , doktoreshë Dafina Krasniqi ka përkujtuar familjarët.

    “I përjetshëm kujtimi për ju dhe vrasësit tuaj le ti gjykojë drejtësia”, ka thënë ajo.

    Shkrimi i plotë i doktoreshë Dafina Krasniqi:

    Mungesa e juaj po na vret

    Në zemër ndjejmë një boshllëk te madh dhe sytë na mbushen me lot, kuptojmë se sa bosh ndihemi sa mall kemi, tashmë ju keni bëre shtëpi të juajën parajsën por pavarësisht kohës 24 vjet që kaloj që dora e armikut ju mori ju jeni përjetësisht në zemrat tona,

    I përjetshëm kujtimi për ju dhe vrasësit tuaj le ti gjykojë drejtësia

    Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë e tille ishte edhe familja ime brez pas brezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark