Mjekët këshillojnë prindërit që të ruajnë fëmijët pasi një djegie gjatë fëmijërisë mund të bëhet shkak për shfaqjen e melanomave dhe kancerit të lëkurës gjatë rritjes.
“Duhet të ruhen patjetër me krem mbrojtës me faktorë mbi 30 spf, dhe ndaj dy spektreve të rrezatimit ultravioletë”, ka thënë specialisti Ermira Vasili.
Tjetër kujdes duhet të bëni me nishanet dhe alergjitë.
Mjekët bëjnë apel edhe për personat që vuajnë nga sëmundja e lëkurës skeroderma pigmentoza.
“Këta pacientë janë të predispozuar nga kanceri i lëkurës” , tha ai.
Infeksionet bakteriale janë ato që favorizohen më tepër nga rrezet e diellit.
“Këto nisin me një flluckë të vogël që shfaqet rreth gojës, më pas hapet në periferi duke krijuar plagë. Këto plagë tek fëmijët e vegjël mund të përhapen me shpejtësi në pjesët e trupit. Është e rëndësishme që nënat kur shohin këto shenja të drejtohen patjetër tek mjeku dermatogol”, tha Vasili.
Specialistët thonë se çdo 30 minuta para ekspozimit në diell duhet përsëritur aplikimi i kremit të diellit.