Prindërit e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, u rrëmbyen në Kolumbi pasi u ndaluan nga persona të armatosur me motoçikleta.
Nëna e tij u shpëtua më vonë, por babai i tij mbetet ende i zhdukur.
Cilenis Marulanda u shpëtua nga policia në qytetin Barrancas, ka thënë presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.
Ndërkohë, drejtori i policisë së vendit, gjenerali William Salamanca, tha se ai po përdor çdo agjent për të gjetur babanë e Diaz.
Prindërit e 26-vjeçarit kolumbian thuhet se janë rrëmbyer teksa po shkonin me makinë për në shtëpinë e tyre.
🚨 Sources close to Luis Díaz confirm that his mother Cilenis Marulanda has been rescued by the police.
The operation now continues to free his father, kidnapped earlier today. pic.twitter.com/LNAtKNi2dz— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 29, 2023
Raportimet nga mediat kolumbiane shkruajnë se ata ishin në një pikë karburanti kur u afruan njerëzit e armatosur që udhëtonin me motoçikleta.
Federata e Futbollit e Kolumbisë tha se rrëmbimi ishte për të ardhur keq dhe u kërkoi autoriteteve të shpëtonin babanë e lojtarit të njohur.