×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prishet koalicioni qeverisës i AAK’së me PDK-në në Prizren

    Insajderi
    03 January 2024 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren është tërhequr nga koalicioni me PDK-në në këtë komunë.

    Nga AAK kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e veprimeve të Shaqir Totajt, të cilat i ka bërë pa u konsultuar me ta.

    Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren”.

    Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës. Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.”, ka njoftuar AAK në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark