Xhiro e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës përfundoi sonte me një ndeshje shumë interesante.
FC Prishtina dhe FC Ballkani barazuan 1:1 në ndeshjen e zhvilluar nga ora 20:00 në stasdiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballkani kaloi në epërsi prej 1:0 me golin e realizuar nga Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, kurse Prishtina e barazoi rezultatin me anë të Jalen Blesas në minutën e 34-të.
Pavarësisht barazimit, Ballkani mbetet lider i Superligës, me 20 pikë, ndërsa Prishtina zë pozitën e pestë me 12 pikë.