Prishtina e ka mbyllur sezonin me trofe, pasi sonte ia doli të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mposhti Gjilanin në finale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.
Pjesa e parë e kësaj sfide u përshkrua me një lojë të zbehtë nga të dy skuadrat, por krejtësisht ndryshe ishte pjesa e dytë.
Prishtinasit ia dolën të triumfojnë gjatë kësaj pjese, falë golave të shënuar nga Genc Hamiti (67’) dhe Mërgim Pefqeli (78’).
Gjilanasit ia dolën të shënojnë në minutën e 88-të, por goli i Mevlan Zekës u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.
Ndryshe, për Prishtinën është hera e tetë në histori të klubit që e fiton Kupën e Kosovës.
Kampioni i kësaj gare e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, por kjo nuk do të ndodhë me Prishtinën pasi ky klub nuk është licencuar. /Gazeta Express/