Java e 15-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me dy ndeshje tejet interesante.
Në Prishtinë dhe Klinë, në mesditën e sotme do të luhen dy ndeshje.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina synon t’i rikthehet fitoreve kundër Feronikelit.
Trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakoviq kërkon fitoren e parë me kryeqytetasit pasi aventurën me skuadrën e re e nisi me barazim 0:0 ndaj Dukagjinit.
Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat e kësaj ndeshje ku favorit absolut është Prishtina.
Fitorja e kryeqytetasve vlerësohet me 1.44, barazimi me 4.00, kurse fitorja e mysafirëve me 6.00.
Nga ana tjetër, në “18 qershori”, Dukagjini i Klinës do ta presë Ulpianën e Lipjanit, transmeton FrontOnline.
Nga “bet365”, Dukagjini është favorit me kuotë 1.80, barazimi vlen 3.25, kurse fitorja e “Niklit” me 4.00.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.