Prishtina e ka fituar miqësoren ndaj skuadrës së njohur greke, Ael Larissa. Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, skuadra e Munishit ka fituar me rezultat 2-0.
Mendurim Hoti dhe Albin Prapashtina kanë qenë golashënuesit e Prishtinës në këtë ndeshje.
Ael Larissa për disa vite ka qenë në Superligën greke, ndërsa këtë edicion garon në Ligën e Dytë.