Sot do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për Superkupën e Kosovës për edicionin 2020/21.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, sonte do të përballen kampionia e Kosovës, Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi.
Prishtina ishte shpallur kampione në edicionin e kaluar, duke marrë pjesë suksesshëm edhe në garat evropiane.
Kurse, Llapi fitoi Kupën e Kosovës në finalen ndaj Dukagjinit, duke u kualifikuar për herë të parë në garat evropiane si dhe duke arritur te ndeshja e Superkupës.
Kompania e madhe e basteve, “bet365” tashmë ka publikuar kuotat për këtë ndeshje, ku Prishtina është favorite absolute.
Fitorja e Prishtinës vlerësohet me 1.25, fitorja e Llapit me 7.00, kurse barazimi me 5.75.
“Derbi rajonal” i sontëm luhet me fillim nga ora 20:45.
Vlen të ceket se në këtë ndeshje do të implementohet edhe sistemi VAR