Malisheva është kthyer te fitorja, këtë herë duke fituar ndaj Prishtinës me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 16-të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Vendasit befasuan menjëherë, ishte Drilon Hazrollaj që shënoi në minutën e tretë të ndeshjes.
Nuk kaloi shumë dhe erdhi barazimi nga mysafirët, ishte Endrit Krasniqi që barazoi shifrat në minutën e 20-të nga pika e bardhë dhe me këtë rezultat përfunduan 45-minutat e parë.
Në pjesën e dytë nuk munguan rastet, por rrjetat nuk u tundën deri në minutën e 89-të nga Medin Bajrami dhe me rezultatin 2-1 përfundoi sfida.
Pas kësaj ndeshje, Prishtina vazhdon në vendin e tretë me 23 pikë, pesë më shumë se Malisheva dy pozita më poshtë.