KF Prishtina ka njoftuar se janë liruar nga klubi futbollistët si Behar Maliqi, Alban Shillova, Gathier Makenda, Alban Muçiqi, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova, shkruan Insporti.com.
Kampionia e Kosovës pas përfundimti të garave evropiane, ka nisur punët për sezonin e ri të Superligës së Kosovës.
Të gjithë këta futbollistë sezonin e kaluar ndihmuan Prishtinën të fitonte titullin e kampionit pas shtatë vjetëve pa e fituar.
Shillova është transferuar në KF Llapi, Bardhoku i është bashkuar KF Dritës, ndërsa Maliqi, Makenda dhe Muçiqi ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tyre. /Insporti.com/