×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Prishtina prezanton mbrojtësin Atanda

    Insajderi
    19 August 2021 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KF Prishtina ka prezantuar mbrojtësin nigerian, Sodiq Ololade Atanda, si transferimi më i ri në skuadër, raporton Insporti.com.

    Kampioni i Kosovës në futboll pak minuta më parë e ka zyrtarizuar transferimin e Atandës, i cili ka edhe pasaportë shqiptare.

    Atanda është i njohur në futbollin shqiptar, pasi fitoi titullin e kampionit me Partizanin disa sezone më parë.

    Për Atandan Prishtina  është klubi  i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: 36 Lions (2010-2012)Apolonia (2013-2015) Partizani (2015-2019) Hapoel Kfar Saba (2019-2021).

    Nigeriani, 27 vjeçar, ka deklaruar se është i lumtur me transferimin e tij në Prishtinë dhe se mezi pret të takohet me tifozët e klubit.

    “Unë si pjesë e këtij klubi pres të fitoj edhe më tutje eksperiencë duke rifilluar prej aty ku u transferova dhe shpresojë që do ti jap klubit mbështetjen time maksimale për të shkuar sa më lartë karrshi pritshmërive tona dhe unë do të isha krenar që unë bashkë me  shokët e ekipit të korrim sukses në këtë sfidë të re dhe kampionat të ri. Jam tejet i lumtur që vi këtu sepse ndihem si në shtëpi ngase Kosova është afër Shqipërisë dhe siç e dini unë jam me pasaportë shqiptare dhe kisha eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim atje, mezi pres që të takohem edhe me tifozët tanë, të cilëve dëshiroj të ju tregoj se çfarë jam i gatshëm të bëjë këtu për ekipin tonë, duke dhënë 100%-shin e kapacitetit tim, me punë dhe përkushtim “ka thënë Sodiq Ololade Atanda

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark