×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina vazhdon të ketë numrin me të madh të të infektuarve me Covid-19 brenda 24 orëve

    Insajderi
    22 November 2020 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i rasteve me COVID-19 në komunën e Prishtinës vazhdon të jetë i lartë.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 380 raste të reja në kryeqytet dhe rrethinë.

    IKSHPK e ka bërë të ditur edhe numrin e rasteve me koronavirus sipas komunave:

    “Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”.   /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark