×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prishtinës i shtohen edhe pesë shkolla të reja në këto lagje

    Insajderi
    11 May 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka njoftuar se pesë shkolla të reja do të ndërtohen në Prishtinë.

    “5 shkolla të reja në #Kryeqytet. Së bashku me IFC – International Finance Corporation nënshkruam marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të 5 shkollave të reja për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor. Këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në: Arbëri, Mati 1,Veternik, Kalabri, Qendër”, ka shkruar Rama.

    Ky i fundit ka shtuar se brenda një periudhe dyvjeçare, në bashkëpunim me IFC, planifikohen të ndërtohen 8 shkolla.

    Ndërtimin e këtyre shkollave e ka bërë të ditur edhe drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.

    “Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit”, shkroi Musmurati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark