Sonte fillon kompeticioni më prestigjoz në botë, Champions League.
Me fillim prej orës 18:45, luhet ndeshja ndërmjet Milan dhe Newcastle.
Të dy ekipet futen në këtë ndeshje me formën jo më të mirë, ku Milan u deklasua në vikend nga Inter, me rezultat 5-1, kurse Newcastle fitoi ndaj Brentford, por forma e tyre mund të vërehet se është shumë larg edicionit të kaluar.
Kur kanë mbetur më pak se 1 orë deri në fillimin e ndeshjes, Pioli dhe Howe kanë publikuar dhe 11-shet startuese.
FORMACIONET ZYRTARE:
AC Milan XI: Maignan, Calabria, Tomori, Thiaw, Theo, Loftus-Cheek, Krunić, Pobega, Chukwueze, Leão, Giroud.
Newcastle United XI: Pope, Trippier, Schär, Botman, Burn, Bruno Guimaraes, Longstaff, Tonali, Murphy, Gordon, Isak.