×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pritja në rezidencën e Hovenier për të cilën dihet pak, flet Ismet Kryeziu që ishte pjesë e takimit

    Insajderi
    11 February 2023 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti ka sakrifikuar qëndrimet e tij politike rreth dialogut me Serbinë për pushtet. Ai ka vlerësuar se shefi i qeverisë pranimin e planit të BE-së për këtë proces e ka bërë për të qëndruar ende në pushtet.

    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka folur rreth takimit të mbajtur të enjten në rezidencën e ambasadorit Jeff Hovenier, pas atij të 31 janarit ku u diskutua për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Kryeziu në një intervistë për Nacionalen, ka dhënë pak detaje për të cilin thuajse nuk u fol aspak pas përfundimit të tij.

    Ai na tha se ishte një takim i karakterit “të lirë” pa ndonjë temë, duke e konsideruar si mikëpritje në shenjë falendërimi për pjesëmarrjen në takimin parparak.

    “Ishte një takim i karakterit jo formal, i lirë, pa ndonjë temë ose format diskutimi për ndonjë temë. Një takim dhe mikpritje në shenjë falënderimi për pjesëmarrjen në takimin paraprak.” – ka thënë ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark