×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Privilegjet e pushtetit – bashkëshorti i Albulena Haxhiut merr një pozitë në qeverinë e Albin Kurtit

    Insajderi
    14 August 2022 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Alban Krasniqi, ish-kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që është edhe burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka fituar një pozitë në qeverinë e Albin Kurtit.

    Ai është emëruar Këshilltar i jashtëm politik i Elbert Krasniqit, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, zbuloi të martën Gazeta Insajderi.

    Albulena Haxhiu dhe Alban Krasniqi

    Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Krasniqi, i cili e ka vënë vulën e këtij vendimi.

    “Mund te konfirmoj se është emëruar Këshilltar i jashtëm politik Alban Krasniqi. Ka tri ditë që është emëruar në këtë pozitë”, ka thënë të martën ministri Krasniqi për Gazetën Insajderi.

    Alban Krasniqi pos që është bashkëshorti i shefes së Drejtësisë të vendit, është edhe i afërt me partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje.

    Nën logon e kësaj të fundit kishte kandiduar për kryetar të komunës së Malishevës në zgjedhjet lokale të vitit 2021, por nuk kishte arritur të fitojë kundrejt Ekrem Kastratit, që tash mban pozitën e të parit të këtij qyteti.

    Alban Krasniqi duke votuar në zgjedhjet e fundit lokale | Foto: Alban Krasniqi/Facebook
    Alban Krasniqi dhe Albin Kurti në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2021 | Foto: Alban Krasniqi/Facebook

    Gazeta Insajderi e ka siguruar vendimin e Albert Krasniqit, në të cilin thuhet se Alban Krasniqi është emëruar në pozitën e Kshilltarit të jashtëm politik.

    Vendimi për emërimin e Alban Krasniqit

    Ministri e ka nënshkruar dokumentin zyrtar më 5 gusht të vitit 2022, vetëm tri ditë pasi e takoi ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

    Gazeta Insajderi e ka pyetur të martën Haxhiun nëse përmes pozitës së saj ka ndikuar në emërimin e bashkëshortit si Këshilltar në MAPL, por deri me sot nuk ka kthyer përgjigje.

    Për të njëjtën çështje përgjigje nuk ka kthyer as protagonisti Krasniqi, i cili tash e tutje do ta ushtrojë postin e Këshilltarit të jashtëm politik në dikasterin e Elbert Krasniqit.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark