×
  • Sport
  • Sport

    Prizrenasit triumfojnë në Mitrovicë

    Insajderi
    29 December 2022 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi ka mundur Trepçën në Mitrovicë me rezultat 62:87 (14:24, 17:30, 13:18, 18:15), në javën e 16-të të Prince Caffe Superligës.

    Mysafirët në fillim kishin epërsi të lehtë, por në fund të çerekut të parë e thelluan, duke e fituar këtë pjesë me dhjetë pikë dallim, 14:24. Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë, ndërsa vendasit assesi të këndelleshin. Prizrenasit kishin epërsi deri në 23 pikë, sa edhe përfundoi pjesa e parë 31:54.

    Mitrovicasit nuk arritën të zvogëlonin epërsinë, madje ndodhi e kundërta, ku basketbollistët e Bashkimit e thelluan edhe më shumë, ndërsa rezultati pas 30 minutash 44:72. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshim dhe Bashkimi triumfoi 62:87.

    Te mitrovicasit më i miri ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë e shtatë kërcime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Couris Jones me 30 pikë e pesë kërcime.

    ‘Xehetarët’ kanë tetë fitore e tetë humbje, kurse Portokallezinjtë kanë gjashtë fitore e dhjetë humbje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark