×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Prizreni 16 shënoi fitore ndaj Rahovecit

    Insajderi
    16 September 2021 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 106:96 (29:30, 31:31, 22:10, 24:25), në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjera, duke e bërë sfidën interesante nga fillimi, kurse periudha e parë përfundon 29:30.

    Në periudhën e dytë, prizrenasit e nisën më mirë, duke pasur epërsi, por jo shumë të lartë, sidoqoftë në fundin e kësaj pjese, Vreshtarët rikthehen, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë 60:61.

    Perioda e tretë ishte e barabartë deri tek rezultati 69:69, por më pas basketbollistët nga Prizreni hyjnë në një seri prej 12:0, për rezultatin 81:69, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:71.

    Vreshtarët u munduan në 10 minutat e fundit dhe arritën të ngushtojnë shifrat në 90:87, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Prizreni 16 fitoi me rezultat 106:96.

    Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 31 pikë, 8 kërcime dhe 12 asistime dhe Courtney Fells me 29 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa te Rahoveci u dalluan Eric Davis me 33 pikë e tetë kërcime dhe Nick Banyard me 27 pikë dhe 11 kërcime.

    XHIROJA I

    Drita – Prishtina 56:124
    E mërkurë
    Trepça – Ylli 72:69
    Prizreni 16 – Rahoveci 106:96
    E enjte
    19:00 Peja – Bashkimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark