Përveç rëndësisë kulturore, shatërvani në Prizren ka qenë pikë takimi edhe i shumë bizneseve dhe qytetarëve që kanë kryer shërbime biznesore.
Por me kalimin e shekujve dhe me zhvillimet industriale dhe ekonomike, kanë ndryshuar edhe kërkesat e bizneseve së bashku me kërkesën e qytetarëve dhe për këtë vetëm një Shatërvan nuk është më i mjaftueshëm.
Sidomos jo ky që është tani. Tash e tutje, kompania “ABI” ka menduar të sjellë një tjetër Shatërvan në Prizren. Më modern, më i madh, më atraktiv dhe mbi të gjitha një vend i ri për takime biznesore.
Një koncept i menduar prej shumë vitesh, “ABI” do t’jua sjellë më 29.09.2018, të quajtur, “ABI Çarshia”, në rrugën “Tirana” në Prizren ku kjo çarshi pritet t’i ketë më shumë se 80 dyqane.
Prej këndeve të fëmijëve, bendeve të veshmbathjes, restoranteve dhe shërbimeve zbavitëse, ABI Çarshia është e pajisur me hapësirat dhe partnerët e nevojshëm që t’ju garantojë kalim sa më të mbarë dhe përjetim të maksimumit që mund të ofron shoppingu modern.
Po ashtu, “ABI Çarshia” ka menduar edhe për konsumatorët e saj. Ajo është kujdesur që çdo vizitorë i “ABI Çarshia”, mos të ketë probleme me vend parkim. Ajo ka ofruar një hapësirë parkingu nëntokësor me rreth 350 vende dhe me një parking të jashtëm më shumë se 450 vende.
Ndër tjera “ABI Çarshia” nuk i ka harruar edhe më të vegjlit e saj. Një hapësirë të madhe lodrash e cila konsiderohet të jetë hapësira më e madhe argëtuese për fëmijë në rajon.
Ëndrrat dhe dëshirat tash e tutje do t’i plotësoni tek “ABI Çarshia”. /Insajderi.com