×
  • Lajme
  • Lajme

    Pro raportit, kundër vizave

    Insajderi
    05 September 2016 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për disa minuta, lajmet ishin konfuze për Kosovën nga Brukseli. Por situata është e qartë: Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i Parlamentit Evropian ka votuar pro raportit për liberalizimin e vizave por kundër dërgimit të këtij raporti në Këshillin e Ministrave në BE

    25 pro 24 kundër. Ky është rezultati i votimit në Komitetin për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme për raportin e eurodeputetes Tanja Fajon që është edhe raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Por LIBE ka vendosur që të jetë kundër dërgimit të kësaj çështje në Këshillin e Ministrave në Parlamentin Evropian.

    Pra raporti pozitiv për liberalizimin e vizave është miratuar por është refuzuar fillimi i negociatave me Këshillin e BE-së për vendimin formal për liberalizim të vizave për kosovarët.

    Kjo i bie që Kosova duhet të plotësojë edhe disa kushte të tjera që çështja e liberalizimit të vizave të shkojë në Parlamentin Evropian për votim përfundimtar.

    Dy kushtet e vëna nga KE janë luftimi i korrupsionit dhe demarkacioni me Malin e Zi, por asnjë prej këtyre dy kushteve nuk është përmendur zyrtarisht në mbledhjen e Komitetit evropian.

    Megjithatë për Fajon, miratimi i këtij raporti, është një lajm i mirë për Kosovën.

    “Do t’i telefonojë në Prishtinë për t’i telefonuar”, ka shkruar Fajon.

    Ndërsa eurodeputetja tjetër Ulruike Lunacek ka shkruar në Twitter se Kosova duhet të falënderoj Fajon, eurodeputetët progresiv dhe eurodeputeten Angelika Mlinar.

    Këtë e ka bërë ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku i cili ka shkruar në Twitter.

    Një falënderim i madh për Tanja Fajon që ka punuar pa pushim për të siguruar mbështetje për Kosovën në këtë moment të rëndësishëm në rrugën për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Çollaku./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark