×
  • Sport
  • Sport

    “Problemet nisën kur firmosën me Cristiano Ronaldon”: Presidenti i Fiorentinës nuk dëshiron të “përfundojë si Juventusi”…

    Insajderi
    28 April 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rocco Commisso u gëzua pa masë, pasi Fiorentina e tij u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë dhe në fund të ndeshjes së dytë kundër Cremoneses (0-0 dhe 2-0), presidenti i ‘Violës’ analizoi situatën e klubit. 

    Miliarderi amerikan, i lindur në Itali, paralajmëroi se nuk ka ndërmend të bëjë gabimet e të tjerëve dhe në këtë rast ka përdorur shembullin e Juventusit.

    “Të ardhurat janë një problem për ne, ne nuk duam të përfundojmë si Juventusi. Problemet e tyre filluan kur nënshkruan me Cristiano Ronaldon, por kjo nuk do të ndodhë me Fiorentinën. Nuk e di se ku po shkojmë, por ne sigurisht që nuk do të përfundojmë të falimentuar”,- është shprehur Rocco Commisso, në një intervistë për ‘Mediaset’. 

    Fiorentina do të luajë finalen e Kupës së Italisë kundër Interit më 24 maj në Olimpico të Romës, e para në presidencën e tij. 

    “Ne duhet të përqendrohemi në një lojë në një kohë. Unë nuk bëj asgjë këtu, vetëm sjell vetëm para nga Amerika. Zoti do të na ndihmojë, unë dua fillimisht të jem në gjysmëfinale të Conferenca League dhe më pas do të shkojmë në Romë”.

    Presidenti ‘violë’ vlerësoi edhe punën e trajnerit, Vincenzo Italiano. “Ai ka qenë fantastik, ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe duhet ta përgëzoj. Unë e kam mbështetur gjithmonë edhe kur është kritikuar”.

    Fiorentina ka fituar Kupën e Italisë në gjashtë raste, duke qenë në 10 finale gjatë historisë së saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark