×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Problemi 19 vjeçar i sigurisë në WinRAR po përdoret në disa sulme nga hakerët

    Insajderi
    16 March 2019 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke ndryshuar emrin e një skedari në formatin ACE në formatin RAR, hakerët mund të manipulojnë WinRAR dhe të ekstraktojnë programe keqdashëse në direktorinë startup të kompjuterit.

    Muajin e kaluar një problem kritik sigurie mëse 19-vjeçar u zbulua në softuerin e ekstraktimit të skedarëve .zip dhe arkivave të tjera WinRAR.

    Kompania reagoi menjëherë duke e adresuar dobësinë por përdoruesit të cilët nuk kanë kaluar në versionin 5.70 janë ende të rrezikuar.

    Hakerët të ndryshme kanë filluar të përfitojnë nga ky fakt. McAfee, një firmë globale e sigurisë, zbuloi në një postim në blog se kishte identifikuar më shumë se 100 exploit unikë, shumica në SHBA.

    Duke ndryshuar emrin e një skedari në formatin ACE në formatin RAR, hakerët mund të manipulojnë WinRAR dhe të ekstraktojnë programe keqdashëse në direktorinë startup të kompjuterit.

    Pa dijeninë e përdoruesit më pas program aktivizohet automatikisht sa herë që një kompjuter restartohet. Sipas McAfee, një exploit përdor një kopje të albumit të Ariana Grande për të ekstraktuar maluerët në kompjuterë.

    Ende nuk dihet sesa njerëz janë prekur nga problemi por për fat të mirë WinRAR sot nuk është më aq i rëndësishëm sa çishte për njerëzit në 2002 kur kishte 500 milionë përdorues. Megjithatë ky sulm mund të ketë gjetur sadopak hapësirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark