Banorja e fundit që u eliminua nga gara për çmimin e madh, Ana, u paraqit në studion e Big Brother Vip Kosova.
Ajo nga studio dha në mesazh të rëndësishëm për të dashurin e saj, Kevinin.
“Jo një datë por 100” i tha Ana Kevinit, shkruan Insajderi.
Ajo po ashtu tregoi se familja e saj e ka mbështetur lidhjen e saj me Kevinin. Ajo bëri të ditur se e pret jashtë.
“Në fillim e kanë pasur shqetësimin si prindër, por po ju pëlqen shumë Kevini”, u shpreh Ana ndër të tjera.