×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Problemi me libra – Këshilli i prindërve ka këto kërkesa për MASHT-in

    Insajderi
    23 August 2023 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës (KPK) ka mbajtur mbledhje për të diskutuar lidhur me çështjen e (mos)shpërndarjes së teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për nivelin e klasave I-IX sipas metodologjisë së viteve paraprake.

    “Në këtë takim kryesia diskutoi lidhur me gjendjen në të cilën ndodhemi pas njoftimit publik të Ministres znj. Arbërie Nagavci se negocimi për sigurimin e teksteve shkollore ka dështuar, dhe si opsion tjetër për sigurimin e tyre është rimbursimi i shpenzimeve për prindërit përmes platformës e-Kosova. Këshilli i Prindërve të Kosovës shpreh pakënaqësinë lidhur me vonesat që janë duke ndodhur në procesin e sigurimit të teksteve shkollore, dhe është skeptik se një gjë e tillë mund të realizohet deri me 1 shtator të vitit 2023″, thuhet në njoftim.

    Duke ditur, se tani jemi në një gjendje të re, ku na ndanë vetëm një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, KPK kërkon nga MASHT-i:

    – Të merren të gjitha veprimet e nevojshme që të gjithë nxënësit me 1 shtator të këtij viti të jenë të pajisur me tekste shkollor;

    – Çmimi i librit të jetë publik dhe uniform në tërë territorin e Kosovës;

    – Kërkojmë nga Ministrja që të sigurohen libra edhe për nivelin e klasave VI-IX;

    – Kërkojmë nga organet kompetente që të bëjnë me kohë informimin e duhur dhe të saktë për listën e librave që do të aplikohen në secilën klasë.

    Duke pasur parasysh problemet që mund të ndodhim me procesin e rimbursimit, KPK rekomandon dhe kërkon nga MASHT-i, që:

    – Të krijohet një alternativë e shpërndarjes së librave në atë formë, që prindi të mund t’i marr librat pa pasur nevojë për pagesë, ndërsa Ministria t’i kryej obligimet shtëpive botuese për të gjitha librat e marrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark