Tifozët e Chelsea nuk do të mësojnë identitetin e pronarit të tyre të ri edhe për të paktën një muaj.
Sipas Sky Sports, afati fillestar për ofertuesit në listën e ngushtë për të bërë oferta të përmirësuara ishte caktuar për të hënën, por Sky News raporton se tani është shtyrë edhe për pak ditë.
Katër blerësve të mundshëm iu tha jo shumë kohë pas humbjes 3-1 të Chelseat nga Real Madridit të mërkurën se do t’u duhej të paraqisnin propozime detyruese për blerje në gjysmën e fundit të javës së ardhshme.
Një nga katër ofertuesit i ka thënë mediumit Sky, se ata presin që një rekomandim përfundimtar për pronarët e rinj t’i paraqitet qeverisë nga banka amerikane The Raine Group në maj.
Procesi i tenderit po mbikëqyret nga Raine, banka tregtare e emëruar nga Roman Abramovich për të gjetur blerës përpara se asetet e tij të ngriheshin nga sanksionet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Sky raporton gjithashtu se një burim i Raine pretendoi se zgjatja ishte vënë në gjysmën e fundit të javës së ardhshme në mënyrë që “t’u jepej atyre një mundësi e plotë dhe e drejtë për të finalizuar në mënyrë adekuate detajet e propozimeve të tyre”.