×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Prodhimi industrial i Gjermanisë ka rënë paksa në tetor

    Insajderi
    07 December 2022 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhimi industrial i Gjermanisë shënoi një rënie të vogël në tetor kundrejt muajit të kaluar, zbuluan të mërkurën statistikat zyrtare.

    Sipas Entit Federal të Statistikave (Destatis), prodhimi industrial u ul me 0.1% nga muaji tetor në muajin tetor, ndërkohë që rezultoi i pandryshuar në bazë vjetore.

    Prodhimi industrial u rrit me 1.1% nga muaji në muaj dhe me 3.1% me bazë vjetore në muajin shtator.

    “Në tetor 2022, prodhimi në industri, duke përjashtuar energjinë dhe ndërtimin, ra me 0.4% në terma sezonalë dhe kalendarikë, krahasuar me shtatorin 2022”, shtoi ai.

    Në bazë mujore në tetor, prodhimi i mallrave kapitale u rrit me 1.4%, ndërsa mallrat e konsumit ranë 1.9% dhe ato të ndërmjetme u ulën me 1.8%, tha Destatis.

    Rritja e industrisë, pa përfshirë energjinë dhe ndërtimin, ishte 0.8% në tetor nga viti në vit.

    “Jashtë industrisë, prodhimi i energjisë në tetor 2022 u ul me 7.6%, prodhimi në ndërtim ishte 4.2% më i lartë se në muajin e mëparshëm”, sipas zyrës së statistikave./AA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark