×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Profesionistët shëndetësorë presin stabilizim të gjendjes nga Arben Vitia

    Insajderi
    07 January 2023 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të premten priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

    Përmes komunikatës zyrtare u bë me dije se ministri Vitia se përveç punëve dhe sfidave e ka njoftuar edhe për planet që i ka sa i përket menaxhimit të shëndetësisë.

    Megjithëse, në njoftimin zyrtar të MSh-së nuk u bën të ditura planet të cilat i ka Vitia si ministër i emëruar për herë të tretë në këtë detyrë.

    Krejt çfarë dihet nga Ministria e Shëndetësisë për planet dhe investimet për vitin 2023 janë dy komunikata të publikuara gjatë fundvitit të kaluar, pas dorëheqjes së Rifat Latifit.

    Pos rritjes së buxhetit në ato njoftime janë të listuara edhe disa pika apo shtylla se çfarë MSh do të punojë gjatë 2023, në mesin e tyre edhe disa projekte që janë nisur nga tashmë  ish-ministri Latifi.

    Pavarësisht këtyre, pritshmëritë nga Oda e Mjekëve për ministrin Vitia është të punojë në stabilizim të gjendjes dhe se në situatën e tanishme që ndodhet sistemi shëndetësor nuk ka hapësirë për reforma të ndjeshme.

    Për kreun e OMK-së, Pleurat Sejdiu, stabilizim nënkupton përmirësim të kushteve për stafin, ligjin e pagave, ruajtjen e resurseve dhe ndalja e tyre nga sektori publik në atë privat, dhe furnizim të qëndrueshëm me ilaçe dhe materiale shpenzuese.

    Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës për Drejtat e  Pacientëve, Besim Kodra, thekson se duhet të këtë përshpejtim të reformimit shëndetësor ngase me këtë gjendje nuk mund të vazhdohet përpara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark