×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Profil | I dënuar një herë për drogë, kush është Labinot Zenelaj që u kapë me kokainë në Prishtinë

    Insajderi
    19 April 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë për arrestimin e tre personave në Prishtinë, në mesin e tyre siç raportoi Gazeta Insajderi është edhe Labinot Zenelaj. 41 vjeçarit i janë gjetur sasi e konsiderueshme e kokainë e marihuanës, që kap vlerën e 95 mijë e 500 eurove.

    “Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro),
    dhe katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro)”, njoftoi policia mbrëmë përcjell Insajderi.

    Zenelaj po del të jetë recidivist. Me 10 mars të 2021 ai ishte dënuar me një vit burgim me kusht dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale të mashtrimit.

    Kjo pasi i njëjti kishte pranuar fajësinë para trupit gjykues.

    Aktakuza ndaj tij dhe të tjerëve të përfshirë në rast nga Prokuroria Speciale ishte ngritur me 20 dhjetor të 2019-ës. Labinot Zenelaj së bashku me Xhemal Shalën, Sadik Shalën, Iskender Salen, Alban Gashin akuzoheshin se duke vepruar si grup kriminal, i shtrirë në territorin e shtetit të Iranit, Shqipërisë dhe Kosovës, kishin blerë dhe poseduar substanca narkotike të llojit heroinë.

    Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2018, kishin blerë heroinë nga Iraku, e cila kishte arritur me maune në pllaka të mermerit në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë.

    Ndërkohë që Labinot Zenelaj ishte dënuar me burgim me kusht e gjobë, Xhemajl Shala, Sadik Shala, Iskender Sale dhe Alban Gashi të akuzuar për shitblerje të narkotikëve dhe vepra tjera penale u dënuan me 26 vite burgim dhe 65 mijë euro gjobë.

    Përveç Zenelajt të arrestuar kanë mbetur edhe Vjendita Mehmeti e Fikret Rama.

    Për rastin edhe policia doli me njoftim, përveç substancës narkotike u konfiskuan edhe një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro), shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro).

    Si dhe para të gatshme 1645 euro e tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

    Policia ka njoftuar se kontrollet janë kryer në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë.

    Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark