×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Profil i linguistit Shkumbin Munishi

    Insajderi
    14 June 2023 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjuhëtar, albanolog, profesor. Ka lindur në Prishtinë, ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta për gjuhë shqipe i ka përfunduar më 1996 në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku dhe është magjistruar (2002) e doktoruar (2006).

    Në fillim ka punuar gazetar e më pas edhe përkthyes e bashkëpunëtor në projekte ndërkombëtare në fushën e politikave ekonomike. Nga viti 2003 punon në Degën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në UP në fillim asistent deri më 2007, më pas profesor asistent (2007 – 2012) dhe profesor i asocuar (2012 e këtej).

    Është specialist i sociolinguistikës, i planifikimit të gjuhëve e i standardologjisë dhe i kontakteve të gjuhëve, fusha në të cilat ka botuar këta libra: “Shqipja në epokën e globalizimit” (2015), “Probleme të shqipes standarde në Kosovë” (2013); “Pikëpamjet e Androkli Kostallarit për shqipen standarde” (2013), si dhe nga viti 2003 kryesisht me studime nga këto fusha është i pranishëm në qarqet shkencore me botime nëpër revista dhe pjesëmarrje nëpër konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ka mbajtur ligjërata në universitete të huaja si, Universiteti i Venecias Ca’Foscari dhe Universiteti i Zagrebit.

    Aktualisht është kryeredaktor i revistës “Filologji” të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Në dhjetor të vitit 2020 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. / Seminari Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark