×
  • Lajme
  • Lajme

    Projekti gjigand i Lakrishtës, paralajmërohet dërgimi i NPB’së në Arbitrazh

    Insajderi
    08 June 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore ka anuluar kontratën e projektit afaristo-banesor në Lakrishte. Ndaj këtij vendimi ka reaguar “Made Group Construction”, të cilët janë të kontraktuar për këtë projekt.

    Të njëjtit kanë thënë se për këtë vendim janë njoftuar përmes mediave dhe se kontrata e nënshkruar si akt noterial nuk mund të anulohet.

    Sipas “Made Group Construction” kompetencë për anulim të kontratës e ka vetëm gjykata.

    “Përmes mediave jemi njoftuar se Komisioni i Aksionarëve i Ndërmarrjes Publike Banesore, sot ka marrë vendim për anulimin e kontratës me konsorciumin e udhëhequr nga Made Group Construction për ndërtimin e projektit afarist dhe banesor në Lakrishte. Konsorciumi bënë me dije se kontrata e nënshkruar si akt noterial nuk mund të anulohet nga asnjë organ i brendshëm i NPB-së, pasi që këtë kompetencë e ka vetëm gjykata në Kosovë. Në anën tjetër sa i përket shkëputjes ajo nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme përshkak se duhet ti nënshtrohet të njëjtëtës procedurë mbi të cilën është lidhur, pra duhet të bëhet me akt tjetër noterial”, thuhet në reagim.

    Tutje, “Made Group Construction” i kujton Kuvendit të Aksionarëve dhe publikut të gjerë se kjo kontratë është sfiduar deri më tani dy herë në gjykatat e Kosovës dhe në të dy rastet gjykatat nuk kanë gjetur asnjë element për të vendosur në favor të paditësve.

    “Arsyetimi për anulimin e kësaj kontrate është përveç se i paligjshëm edhe i bazuar në arsyetime të pasakta dhe si duket i motivuar politikisht. Made Group Construction, nuk i është dorëzuar asnjë lloj presioni dhe as tendence për shantazh në lidhje me këtë projekt dhe as që do t’i dorëzohet në të ardhmen. Ne kemi një kontratë në fuqi e cila kërkojmë që të zbatohet, apo në rast të dështimit të saj, të paguhen penaltitë e kontraktuara sipas marrëveshjes së palëve në këtë kontratë”.

    Kompania “Made Group Construction” i rikujton publikut se edhe pse kanë pasur mundësi që për pengesat e shkaktuara nga bordi i ri i ndërmarrjes lëndën ta dërgojnë në tribunal të arbitrazhit për kompensim të dëmit, nuk e kanë bërë këtë, duke u munduar që me çdo kusht të implementojnë kontratën në fuqi si partner të vërtetë të Ndërmarrjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark