Lega Serie A po studion mundësinë që të zhvillojë një turne në Amerikë me të gjitha skuadrat e kampionatit italian, gjatë kohës që do të zhvillohet Kupa e Botës në Katar këtë dhjetor.
Sipas asaj që shkruan “TMW”, kjo nismë vjen si nevojë për të mbajtur në aktivitet lojtarët që nuk do të marrin pjesë në Botëror. Serie A do të qëndrojë pushim nga 13 nëntori deri në fillim të janarit, pothuajse 2 muaj.
Lega Serie A po analizon mundësinë e realizimit dhe kostot e këtij projekti, që është akoma në fazën fillestare. Në Amerikë të drejtën televizive të kampionatit italian e ka CBS Sports, që ka investuar shumë për Serie A dhe mund t’i jetë këtij projekti.
Sigurisht që do të jetë i rëndësishëm edhe kontributi i sponsorëve për të mbuluar transferimin e 20 skuadrat e Serie A në Amerikë. Klubet janë informuar për këtë projekt gjatë asamblesë së fundit, që u zhvillua në janar.