×
  • Lajme
  • Lajme

    Projekti për ishullin e Sazanit, Rama: Aplikimi nga një grup tepër i njohur

    Insajderi
    23 March 2024 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë një podkasti me disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit, është ndalur te projekti turistik i Sazanit, duke e konsideruar serioz aplikimin e dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ndërtimin e resorteve luksoze.

    Sazani është pika ku mund të shkruajmë në kartëvizitën e Shqipërisë dhe sipas tij,  ngremë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej.

     “Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Sot jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan. Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Se këta janë dhe të çuditshëm… Këto proceset e investimeve kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa për Sazanin, 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo, nuk është kjo. Ne aty nuk duam të ndërtojmë një gjë që e gjen në çdo vend në Shqipëri. Duam të jetë një destinacion ku natyra të jetë aseti dhe arsyeja kryesore, dhe zhvillimi të jetë aq i cilësisë së lartë, sa të krijojë një model turizmi që sjell shumë të ardhura e të funksionojë dhe si tërheqje për turizmin”, deklaroi Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark