×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Projektligji për Trustin, çfarë pritet të votohet të enjten në Kuvend?

    Insajderi
    16 January 2023 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projektligji për tërheqjen e 30 përqind të Trustit do të jetë sërish në rend dite të enjten në Kuvendin e Kosovës.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në një prononcim për Gazetën Insajderi, tha se do duhet të ketë diçka pozitive, pasi që kjo është një kërkesë dhe iniciativë e qytetarëve.

    “Deputetët do të duhej të reflektonin, në këtë kohë krize, dhe ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve”, tha ai.

    Sipas Haxhiut ka deputetë edhe nga partia e LVV-së dhe minoriteteve qe janë deklaruar pro Trustit.

    “Ne kemi pasur deklarime edhe nga deputetë e Vetëvendosjes edhe minoriteteve që janë deklaruar pro”, tha Haxhiu për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark