×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Projektligji që përçau VV-në” – sillet sot në Kuvendin e Kosovës

    Insajderi
    24 May 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet në parim projektligji nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Projektligj ky që e ndau Lëvizjen Vetëvendosje në dysh, shkruan Insajderi.

    Ligj ky i cili ngjalli debate të mëdha e ku mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pati mospajtime të mëdha nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve.

    Në seancën ku ishte shqyrtuar ky projektligj dhe kishte dështuar dy herë të votohej nëntë deputetë të mazhorancës ishin kundër.

    Deputetët që votuan kundër ishin, Haxhi Avdyli, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Arta Baralija, Bahrim Shabani, Erxhan Galushi, Duda Balje, Fidan Jilta.

    Në votim nuk kishte pjesë fare deputeti që e kundërshtoi ashpër këtë ligj, Eman Rrahmani dhe bashkëpartiaku i tij, Gramos Agusholi.

    Ky ligji kishte ngjallur debate midis deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe deputetes Saranda Bogujevci.

    Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës, pas disa javësh pritët të mbajë seancën ku do të shqyrtohen pika të rendit të ditës të mbetura nga seancat e kaluara që nuk kanë arritur të përfundohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark