×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Akil Gjakova është recidivist, ka gënjyer Policinë, mund të arratiset

    Insajderi
    17 April 2024 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.


    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 1 muaj ndaj xhudistit, Akil Gjakova, i cili po akuzohet për dhunë në familje.

    Insajderi ka siguruar kërkesën e Prokurorisë drejtuar Gjykatës Themelore në Pejë.

    Në arsyen e kërkesës për paraburgim thuhet se “paraburgimi është masa më adekuate për të siguruar praninë e të pandehurit në procedurën penale, e cila mund të zgjas më së shumti një muaj, nga dita e arrestimit në bazë të aktvendimit të parë”.

    Mes tjerash aty thuhet se; Akil Gjakova është recidivist, dhe se ai e ka gënjyer Policinë dhe se ai mund të arratiset.

    Frika nga arratisja theksohet më së shpeshti kërkesa e Prokurorisë drejtuar Gjykatës, ku kërkohet që ndaj Gjakovës të aprovohet vendimi për masën prej 1 muaji paraburgim.

    Xhudisti Akil Gjakova i është dorëzuar mbrëmë Policisë së Kosovës, pasi i njëjti u shpall si person në kërkim si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Insajderi ka raportuar se ai ka hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Morinë.

    Sipas këtyre burimeve, një patrullë policore nga Peja ishte nisur për në atë drejtim, për ta shoqëruar xhudistin Gjakova në stacionin në Pejë, ku edhe pritet të intervistohet.

    Gjakova u lajmërua edhe në rrjetet sociale, pasi që u shpall i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Gjakova kishte shpërndarë reagimin e Federatës së Xhudos së Kosovës, ku thuhet se ata besojnë në pafajësinë e tij.

    Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”, thuhej në njoftimin e federatës ndër të tjera.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht për rastin e Gjakovës. Raportimet e Insajderit mund t’i gjeni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark