×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Kosovë

    U shpall i kërkuar nga policia, Federata e Xhudos refuzon të flasë për Akil Gjakovën

    Insajderi
    16 April 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhudisti Akil Gjakova është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gazeta Insajderi ka kontaktuar kryetarin e Federatës së Xhudos e Kosovës, Agron Kukën, mirëpo i njëjti ka refuzuar të flasë.

    Kuka ka refuzuar të prononcohet për Insajderin kur mediumi kërkoi ta pyes lidhur me Gjakovën nëse është kthyer në Kosovë, pas vizitës së tij në Hungari. Ai ka pretenduar se Insajderi s’po e raporton vërtetësinë e ngjarjes, por kur është pyetur se si është e vërteta ka hezituar të flasë.

    Në një postim të fundit të Federatës së Xhudos së Kosovës njoftohet se Gjakova me xhudistë të tjerë ka marrë pjesë në Kampin Stërvitor Olimpik në Tata të Hungarisë.

    “Është mbajtur Kampi Stërvitor Olimpik në Tata të Hungarisë nga datat 8 deri 13 prill 2024, ku pjesëmarrës ishte edhe ekipi i xhudistëve nga Kosova të përbërë nga Akil Gjakova, Dardan Cena, Dion Sharapolli, Loris Sharapolli, Muhamedin Veseli, Anes Veseli dhe Rios Kuka”, thuhet në njoftimin e federatës së xhudos.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëvë për kapjen e xhudistit, Akil Gjakova. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Dhunё nё familje”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht për dyshimet për dhunë ndaj gruas nga ana e Gjakovës.

    Aurora Mulhaxha, avokatja e gruas së xhudistit, Akil Gjakova, i cili po dyshohet për dhunë në familje ka folur për herët të parë ekskluzivisht për Gazetën Insajderi lidhur me gjendjen që ka klientja e saj. Sipas avokates, e dëmtuara ka pasur në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike e psikologjike nga bashkëshorti i saj. Përpos burrit të saj, sipas avokates, dhunë kanë ushtruar edhe familjarët e tjerë të xhudistit kosovar, Akil Gjakova.

    “Përveç bashkëshortit, e njejta ka pas dhunë edhe nga anëtarët tjerë por nuk dua të nderhyje ne hetime te organeve te ndjekjes”, thotë Mulhaxha

    Avokatja konfirmon për Insajderin se ka paraqit një kundërpadi ndaj të dyshuarit në procedurën e divorcit.

    “E aurorizuara ime ka pasur dhunë fizike, psiqike dhe ekonomike. Të gjitha këto i kam paraqitur me kundërpadi në procedurën e divorcit. Ku gjyqtari i çështjes me te marr kundërpadin, e ka njoftu Prokurorin” ka thënë ajo. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark