×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria akuzon Ardijan Gjurjan se e dinte për sulmin terrorist të kryer në Vjenë nga Kujtim Fejzullahu

    Insajderi
    12 March 2023 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale përveç akuzës për veprën penale “përgatitje terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues”, po e akuzon Ardijan Gjurajn se ishte në dijeni të sulmit të kryer në Vjenë nga Kujtim Fejzullahu , i cili në nëntor të 2020-ës vrau 4 persona në qendër të Vjenës para se të vritej nga forcat e sigurisë.

    Lideri i grupit, Ardijan Gjuraj po akuzohet se e dinte që Kujtim Fejzullahu do të kryente sulm terrorist në Vjenë të Austrisë, por nuk e lajmëroi.

    Kush është Kujtim Fejzullahu?

    Një sulm terrorist ndodhi me 2 nëntor në Vjenë të Austrisë, prapa këtij sulmi u kuptua se qëndronte edhe 20 vjeçari me origjinë shqiptare, Kujtim Fejzullahu. Ai ishte me prejardhje nga Çellopeku i Tetovës.

    Kujtim Fejzullahu

    Prejardhjen e tij e kishte konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, i cili kishte thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sulmi zgjati veç 9 minuta.

    Burime të InDoks bënin me dije se Kujtimi kishte lëvizur viteve të fundit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe se kishte pasur marrëdhënie të fuqishme me radikalistët në Bosnjë dhe Serbi.

    Përmes një bisede që siguroi InDoks mes dy personave që kishin pasur lidhje me Kujtimin, mësohej se ky i fundit ka qenë grumbullues i mjeteve financiare tek qytetarët muslimanë në Austri për t’i ndihmuar aktivitetet radikale në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

    A po e sheh nuk po ndalen qafirat”.

    “Një vëlla në Austri sonte nuk e di çka u bë me të”.

    “Po i joni a”?

    “ Maqedonisë  ai që i dërgojke paratë më ja dhënë hoxhës”.

    InDoks kishte siguruar informacione që kishte kontakt me së paku një person në Kosovë, e që i njëjti i kishte kërkuar Fejzullahut që ta lidhte me një familjar të tij në ISIS i cili ishte në burg duke vuajtur dënimin. Këto informacione, që janë edhe biseda me ekstremistë të tjerë që njiheshin me të e përshkruajnë Fejzullahun si ai djali që “na jepte para për të ia dërguar hoxhës”, por pa e zbuluar se cilit imam.

    Emisioni i plotë: A u parandaluan sulme terroriste në Kosovë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark