×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria deklarohet për rastin e sulmit ndaj lypsarit në Mitrovicë

    Insajderi
    18 July 2023 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur hetimet për rrahjen e një 29-vjeçar, i komunitetit rom, në Mitrovicë.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha për Insadjerin se policia është udhëzuar në ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e këtij rasti.

    “Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar policinë që të ndërmerren veprimet hetimore për zbardhjen në plotëni të këtij rasti. Rasti është iniciuar si ‘Sulm’”, tha Preteni.

    29-vjeçari nga Mitrovica ka rrëfyer mes lotësh për sulmin fizik që dikush ia ka bërë.

    Ai deklaroi se e njeh sulmuesin sepse shprehet se i njëjti e “ka diskotekën”.

    Nëna e tij ka deklaruar se biri i saj u sulmua për arsye të panjohura dhe i njëjti ishte dërguar për trajtim mjekësor nga shokët e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark