×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Gjakovës fillon hetimet për listat e veteranëve të luftës

    Insajderi
    13 September 2018 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka mbajtur takim me prokurorët e kësaj prokurori ku ka caktuar dy prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.

    Kryeprokurori Selimaj, ka kërkuar nga prokurorët e caktuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës.

    Po ashtu, Prokuroria e Gjakovës në koordinim të plotë me njësinë e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Gjakovë, ka filluar hetimet paraprake për identifikimin dhe verifikimin e 191 personave të dyshuar si veteranë dhe akterët e tjerë të përfshirë në procesin e rekrutimit, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumentit”, “mashtrim dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”.

    Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e përkushtuar që ta trajtojë çdo rast me seriozitetin më të lartë moral e profesional.

    Duke klikuar KËTU mund ta gjeni dokumentarin nga Indoks: Krim dhe Turp

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark