×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria e Pejës: Për 9 muaj 125 gra ishin viktima të dhunës në familje

    Insajderi
    14 September 2022 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    154 persona janë trajtuar si viktima të dhunës në familje në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë muajve janar-shtator të këtij vitit. Prej tyre, numrin më të madh e përbejnë gratë, me 125 raste dhe më të ultë burrat, me 29 raste, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë trajtimit të këtyre rasteve Prokurori i Shtetit ka bërë 35 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe gjashtë raste ishin propozuar për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

    “Në Prokurorinë Themelore të Pejës gjatë kohës se lartcekur janë trajtuar si viktima të dhunës në familje gjithsej 154 (njëqindepesëdhjetekatër) persona, prej tyre 125 (njëqindenjëzetepesë) të gjinisë femërore, kurse 29 (njëzetenëntë) viktima të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.

    “Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë viktimat e rasteve të dhunës në familje që t’i raportojnë raste në ketë prokurori apo në Policinë e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark