×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria e Shtetit: Asnjë rast penal gjatë zgjedhjeve në veri

    Insajderi
    23 April 2023 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Shtetit tha se gjatë votimeve për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës nuk është evidentuar ndonjë rast për vepra penale kundër të drejtave të votimit.

    “Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të mbikëqyrë procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi”, u tha në njoftim.

    Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi zgjedhor është zhvilluar pa asnjë problem.

    Mbi 1.500 qytetarë votuan për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

    Po ashtu u votua edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

    Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë nuk garoi në zgjedhje dhe bëri thirrje për bojkotim të tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark