×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje për vrasjen e Policit në Podujevë

    Insajderi
    19 November 2018 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Halit Zhdrella, zyrtar policor në komunën e Podujevës ka mbetur i vrarë mbrëmë si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit.

    Policia rastin e ka cilësuar si vrasje nga pakujdesia, përderisa më herët bëri të ditur se ka arrestuar një të dyshuar.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë për Gazetën Insajderi se i ndjeri bashkë me dy djemtë dhe djalin e vëllaut, kanë qenë duke e pastruar një pushkë të gjuetisë kur ka ndodhur ngjarja.

    “Kjo është vrasje nga pakujdesia, deri tash të gjitha shenjat tregojnë se ka qenë një vrasje nga pakujdesia. Dy djemtë e tij, dhe djali i vëllaut e kanë fshi një pushkë të gjuetisë, dhe rasisht ka shkrepur pushka dhe e ka goditur Policin”, ka thënë Beka.

    Ai gjithashtu ka bërë të ditur se i dyshiar është liruar, me kërkesë të familjarëve për të marrë pjesë në varrim.

    “Fillimisht ne ndalum atë që e ka pasur pushkën në dorë, dhe pastaj e liruam për të marrë pjesë në vorrim pasi e ka mixh”, deklaroi Beka për Gazetën Insajderi.

    Ndryshe gjithë ngjarja kishte ndodhur mbrëmë rreth roës 21:00 në fshatin Penuhë.

    Zhdrella deri para dy muajsh ishte shef i krimeve Ekonomike për Regjionin e Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ishte larguar nga kjo pozitë me vendim të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

    Kështu kishte raportuar Koha Ditore më datën 7 shtator të këtij viti.

    Vetë Qalaj kishte pranuar këto largime, duke shtuar se ndryshime do të ketë edhe në sektorë tjerë të Policisë.

    Veç Zhdrellës, ishin shkarkuar edhe Shefi i Njësive rajonale për hetimin e krimeve ekonomike, Avni Namani, shefi i Hetimeve financiare Shkumbin Kadishani dhe shefi i Sektorit të korrupsionit, Shemsi Igrishta. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark