×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    ​Prokuroria kërkon paraburgim për serbin e ndaluar për krime lufte

    Insajderi
    16 December 2022 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar një person me inicialet S.T. për veprën penale Krimet e luftës kundër popullatës civile, e paraparë dhe e dënueshme.

    Sipas njoftimit, veprimet e të pandehurit S.T. janë në kundërshtim me konventat e Gjenevës, dhe ligjet ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

    “Dyshimet e Prokurorisë Speciale konsistojnë në faktin se i pandehuri S.T. së bashku edhe me persona të tjerë të uniformuar ka marrë pjesë në ofensivën ushtarake të datës 06.04.1999, në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në ofensivën e datës 02.05.1999, në qytetin e Vushtrrisë. Në këtë rast i pandehuri në bashkëveprim edhe me persona të tjerë ka qenë i përfshirë në keqtrajtimin, maltretimin, plaçkitjen, si dhe vrasjen e personave civil dhe shpërnguljen më dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë kohës se luftës”, thuhet në njoftim.

    Si pasojë e këtyre veprimeve inkriminuese të të pandehurit, Prokuroria Speciale me qëllim të sigurimit të prezencës të të njëjtit në procedurë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit”, vijon njoftimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark