×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria kërkon paraburgim për shoferen e veturës lidhur me aksidentin ku vdiq 26-vjeçari

    Insajderi
    28 February 2024 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së sigurisë ndaj shoferes e cila dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën ‘Agim Ramadani’, ku si pasojë humbi jetën 26-vjeçari.

    Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar se është kërkuar masa e paraburgimit.

    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës”, ka thënë Ulaj.

    Aksidenti me fatalitet ndodhi të hënën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident, sipas policisë, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark