×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon të mos publikohen të dhënat e të miturve në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

    Insajderi
    01 September 2022 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka kërkuar që të mos publikohen të dhënat e të miturve të dyshuar në përfshirjen në dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

    Pesë të dyshuarit do të qëndrojnë një muaj në paraburgim derisa dy prej tyre janë madhor e tre të tjerët të mitur.

    Sipas prokurorisë kufizimi i dhënies së informatave do të bëhet “me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe do të shmanget çdo publicitet i tepruar dhe informata që shpien në identifikimin e të miturve, pasi shkelin rëndë të drejtat e fëmijëve për privatësi dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjet dhe Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve”.

    “Ju njoftojmë se të gjitha procedurat ku janë të përfshirë të miturit janë procedura konfidenciale dhe fshehtësia e informacionit lidhur me fëmijën viktimë apo dëshmitarë mbrohet me ligj, e po ashtu, secili informacion që priret të bëjë identifikimin e fëmijës si dëshmitar apo viktimë, nuk botohet pa lejen e shprehur qartë të gjykatës”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

    Ky insitucion ka konfirmuar se 11 vjeçarja ka qenë e zhdukur edhe në muajin qershor, por nuk tregoi për të intervistuar as të arrestuar lidhur me dyshimet se ishte dhunuar nga gjashtë persona.

    Sipas prokurorisë fillimisht ishte raportuar se e mitura është zhdukur, e cilia pasi është gjetur është marrë në pyetje në prezencë të punëtores sociale.

    “Ju njoftojmë se në qershor të këtij viti, e mitura fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur,  me ç’ rast është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, i cili ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe e njëjta është gjetur e intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe mbrojtësit të viktimave, si dhe, më pas është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftim të prokurorisë.

    “Në mënyrë urgjente, prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rastit në fjalë. I njëjti ka lëshuar urdhëresa për ekzaminime dhe vlerësime të ndryshme. Po ashtu, në prezencë të psikologes, Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave e mitura është marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit dhe ndaj të njëjtit rast janë duke vazhduar hetimet”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark