×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria konfirmon arrestimin e burrit të Arta Bajramit, kërkon masën e paraburgimit

    Insajderi
    07 February 2023 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar arrestimin e Xhemajl Xhimi Sekiraqa, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për grabitjen e një ore “Rolex”, në Bahrein.

    I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

    “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar personi në fjalë në kohëzgjatje prej 48 orësh, i cili ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Grabitja”, ndërkaq për të njëjtin është kërkuar masa e paraburgimit në Gjykatën kompetente”, tha Ulaj për Insajderin

    Policia e Kosovës me 3 shkurt ka informuar se Sekiraqa është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

    Sipas policisë, i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe është i dënuar me 10 vite burgim.

    “Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar; -Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e policisë, të datës 3 shkurt.

    Lajmin për arrestimin e tij, këngëtarja Arta Bajrami e ka quajtur “dezinfomatë”.

    Me datën 5 shkurt ka postuar dy fotografi nga ambientet e shtëpisë me bashkëshortin, në përshkrim ka shkruar “Kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark