×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria me aksion ndaj një operatori gurthyes në Pejë, këto janë detajet

    Insajderi
    21 October 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Pejës ka zhvilluar një aksion ndaj një gurthyesi në Pejë.

    Aksioni ndodhi për shkak të punimeve ilegale, nxjerrjes së zhavorit dhe shkaktimit të dëmeve përkatëse në fshatin Poçestë të Pejës, ku edhe është zhvilluar.

    Lajmin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar Prokurorja e rastit Arlinda Nallbani Gacaferi.

    “Ju deklarojë se bëhet fjalë për një aksion të gjërë i cili është zhvilluar nga e diela e kaluar. Puna intensive dhe zbulimi ka çuar deri tek konfiskimi i sontëm i makinerisë së një operatori gurthyes të komunës së Pejës, i cili ka operuar ilegalisht. Është zënë duke vepruar në fshatin Poqestë ku edhe është bërë konfiskimi i makinerisë së rëndë me të cilën ka operuar dhe i njëjti mbetet nën autoritetin e prokurorisë deri në një vendim të Gjykatës. Pra është ndaluar veprimtaria e atyre mjeteve vepruese. Nga aksioni, nuk ka të arrestuar. Është kjo një punë e mirë e bashkëpunimit të organeve të rendit dhe zbatimit të ligjit”, deklaroi prokurorja Nallbani Gacaferi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark