×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosja dhe të shtënat me armë në Prishtinë | Prokuroria kërkon ndihmën e qytetarëve për zbardhjen e rastit

    Insajderi
    05 March 2024 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me rastin e plagosjes që ndodhi dje në Prishtinë.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga ana e Prokurorisë.

    Në njoftim Prokuroria ka ftuar qytetarët që kanë informata relevante rreth rastit që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e rastit.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se menjëherë pas marrjes së informatave për plagosjen e një personi në Prishtinë, kemi autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e veprimeve të nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Sigurojmë opinionin publik se në koordinim me hetuesit policorë kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Po ashtu, ftojmë qytetarët të cilët kanë informata relevante rreth rastit të bashkëpunojnë me autoritetet ligj zbatuese, duke iu drejtuar Prokurorisë dhe Policisë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark